Flash News

POLITIKOFF

"Bebe Rexha ndërron jetë nga mbidoza"? Si është e vërteta e këtij lajmi që po qarkullon në rrjet

"Bebe Rexha ndërron jetë nga mbidoza"? Si është e

Një pretendim që këngëtarja shqiptare Bebe Rexha ka ndërruar jetë është bërë virale dhe është shpërndarë gjithandej në rrjetet sociale. Madje në këtë pretendim thuhet se ajo ka ndërruar jetë nga mbidoza e drogës.

Postimi viral shkruante: “@CNN ka konfirmuar që ylli i pop-it @BebeRexha ka ndërruar jetë për shkak të mbidozës së drogës në shtëpinë e saj në Kaliforni. Familja e Bebe ka lëshuar një deklaratë për shtyp duke thënë; Ajo ishte drita në jetën tonë. Ne do të vlerësonim privatësinë në këto kohë të vështira”.

Mirëpo, e gjitha kjo është thjesht një lajm i rremë. Lidhur me këtë situatë ka reaguar vetë këngëtarja shqiptare., e cila ka rishpërndarë lajmin  e rremë dhe shkruan:

“Zoti na ruajt, çfarë dreqin. Unë rri e heshtur për tre ditë dhe jo vetëm që kam vdekur, por kam vdekur nga mbidoza e një droge?!?!”

 

Të fundit