Flash News

POLITIKOFF

Beyonce përshtat planet e koncertit me situatën prej pandemisë

Beyonce përshtat planet e koncertit me situatën prej pandemisë

Konsiderohet si mbretëresha e popit dhe është një nga këngëtaret më të dashura në gjithë botën. Beyonce i ka munguar prej kohësh publikut dhe për shkak të pandemisë, çdo plan dhe projekt është shtyrë jo vetëm për Beyonce-n por për të gjithë muzikantët dhe artistët.

Në fakt, Beyonce po përgatitet për një album të ri vitin e ardhshëm, por ka lënë anash planet për një turne botëror në 2021-tën.

Një burim i afërt me këngëtaren ka thënë se:

“Beyonce dhe ekipi i saj aktualisht po hartojnë një plan për të krijuar një shfaqje virtuale të drejtpërdrejtë për të shfaqur muzikën e saj të re në 2021, tani që ajo nuk mund të bëjë turne për shkak të COVID. Me një projekt të ri gjatë rrugës, ajo planifikon një shfaqje virtuale që fansat mund ta shikojnë në shtëpi dhe ajo e ka bërë të qartë se është e gatshme të tejkalojë të gjitha pengesat për ta bërë atë një spektakël të vërtetë”.

 

Të fundit