Flash News

POLITIKOFF

Beyonce shpenzon 2 mijë dollarë ushqim për stafin e saj

Beyonce shpenzon 2 mijë dollarë ushqim për stafin e saj

Diva e muzikës pop Beyoncé ka shpenzuar gati 2,000 dollarë në restorantin ‘Nando’s’, ndërsa ajo po vazhdon turneun e saj botëror në Mbretërinë e Bashkuar. Këngëtarja e hitit “Crazy In Love” porositi  rreth 110 hamburgera pule dhe ushqime të tjera nga menuja duke llogaritur një faturë marramendëse prej 1800 dollarësh. 41-vjeçarja u sigurua që grupi i saj të ushqehej, duke ofruar menunë e restorantit si dhe ushqime vegjetariane që ata të kishin mundësi zgjedhjeje.

Burimet për Daily Mail, tregojnë se artistja nuk përdori ndonjë emër të rremë për të bërë porosinë. Gjithashtu në rrjet po qarkullon dhe fotoja e faturës ku tregon të gjitha porositë dhe çmimin total. Rikujtojmë se Beyonce dhe Jay Z sapo kanë blerë rezidencën më të shtrenjtë në Kaliforni me vlerë 200 milionë dollarë. Tashmë super ylli ka nisur turneun e saj “Renaissance” i cili ka një sukses madhështor duke shënuar kështu dhe rikthimin e saj në skenë pas 6 vitesh mungesë.

Beyonce shpenzon 2 mijë dollarë ushqim për stafin e saj

Të fundit