Flash News

POLITIKOFF

"Big Brother Vip", detajet e para nga "brenda" stafit

"Big Brother Vip", detajet e para nga "brenda" stafit

I ftuar në “Pushime On Top”, gazetari Eraldo Rexho ka zbuluar se është pjesë e grupit të punës për fazën parapërgatitore të spektaklit “Big Brother” dhe i ngacmuar nga gazetarët rrëfeu ca detaje.

“Unë kam pranuar të jem pjesë e skuadrës së ‘Big Brother VIP’ në fazën parapërgatitore. Momentalisht po punojmë për një edicion super fantastik të ‘Big Brother VIP 1’. Kështu që unë di të them angazhimin tim deri në këtë moment. Se çfarë do ndodhë pas shtatorit, do mbetet për t’u parë në tetor, kur besoj se do të nisë ‘Big Brother’", – tha ai.

"Big Brother Vip", detajet e para nga "brenda" stafit

Duke ruajtur sekretin, Eraldo rrëfeu se pjesa më e madhe e personazheve të shtëpisë më të famshme, tashmë janë përzgjedhur, ama emra nuk zbuloi.

“Asnjë emër, nuk bëhet fjalë. Por, unë mendoj se janë mbyllur 90 për qind e banorëve VIP të Big Brother”.

Mesa duket, prezantuesja është Arbana Osmani pasi moderatorja pothuajse konfirmoi faktin që do të jetë prezantuesja, kur në qershor publikoi një foto ku ndjekësit e pyesnin për programin. "E besoni që ka me mijëra mesazhe me të njëjtën përgjigje," shkroi ajo.

Të fundit