Flash News

POLITIKOFF

Billie Eilish fiton çmimin kënga e vitit në “Grammy Awards 2024”

Billie Eilish fiton çmimin kënga e vitit në “Grammy

Billie Eilish ka fituar çmimin për Këngën e Vitit në “Grammy 2024” me këngën e saj “What Was I Made For?”. Së bashku me vëllain e saj dhe bashkë-shkruesin FINNEAS, këngëtarja mundi Lana Del Rey, Taylor Swift, Jon Batiste, Dua Lipa, Miley Cyrus, SZA dhe Olivia Rodrigo, në garë për çmimin.

“ Jam e tronditur nga ky trofe!” tha ajo, duke pranuar çmimin. “Të gjithë në këtë garë ishin një listë me njerëz të jashtëzakonshëm.”

Kënga, e marrë nga filmi hit “Barbie”, fitoi gjithashtu çmimin Grammy për këngën më të mirë të shkruar për Visual Media më herët gjatë ditës, ndërsa Barbie The Album, prodhuar nga Mark Ronson, Brandon David dhe Kevin Weaver, gjithashtu fitoi një Grammy për përmbledhjen më të mirë.


Të fundit