Flash News

POLITIKOFF

I përlotur, Trebicka tregon për bisedën e fundit me Prodanin: "Vëlla jam rëndë, po iki vëlla"

I përlotur, Trebicka tregon për bisedën e fundit me Prodanin:

Kantautori Kujtim Prodani u nda nga jeta dje duke humbur betejën me Covid-19. Humbja e Prodanit ka lënë dhimbje e pikëllim tek miqtë e tij, kolegët, publiku e të gjithë ata që e njihnin.

I ftuar në “Ftesë në 5” pasditen e djeshme ishte Ardian Trebcika me të cilin kishte një miqësi gati dy dekada, i cili i përlotur tregoi mesazhin e fundit që ka marrë nga Prodani.

“Vëlla jam rëndë. Po nisem për në Turqi. Po iki vëlla”, ishte ky mesazhi i fundit i Prodanit. Kujtim Prodani vinte nga një familje artistësh, djali i Anita Takes dhe Agim Prodanit. Ai la pas një repertor të pasur muzikor me këngë që do të dëgjohen për shumë vite të tjera.

Të fundit