Flash News

POLITIKOFF

Bisedat me ChatGPT? Ja pse nuk duhet të ndani sekrete dhe të dhëna personale

Bisedat me ChatGPT? Ja pse nuk duhet të ndani sekrete dhe të

I keni treguar ChatGPT ëndrrat tuaja e sekretet më të thella? Epo ka një lajm të keq. Bisedat tuaja mund t'i keni kaluar në platformat publike dhe me një kërkim në Google mund t’i lexojë kushdo.

Një numër gjithnjë në rritje përdoruesish po ndajnë pa dashje biseda personale me inteligjencën artificiale në platforma publike, duke vënë në rrezik të dhëna private, identitetin e tyre dhe madje edhe sigurinë profesionale.

Në disa raste, përdorues të ndryshëm kanë publikuar pa vetëdije biseda me AI në rrjete sociale apo forume publike, ku janë zbuluar të dhëna personale, diskutime pune dhe informacione të ndjeshme.

Të dhënat personale mund të përdoren nga palë të treta për mashtrime apo vjedhje identiteti, ndërsa informacionet konfidenciale të kompanive mund të ekspozohen dhe të dëmtojnë reputacionin dhe sigurinë e tyre.

Ekspertët këshillojnë të mos ndahen kurrë biseda që përmbajnë të dhëna personale, informacione pune apo çështje familjare. Nëse dëshironi të ndani një ide apo këshillë nga një bisedë me AI, përdorni vetëm pjesë neutrale duke fshirë çdo element që mund të identifikojë personin apo kontekstin.

Gjithashtu, është më e sigurt të shpërndani vetëm screenshot-e ose kopje të redaktuara të bisedës, dhe jo lidhje direkte që çojnë te historia e plotë.

Të fundit