Flash News

POLITIKOFF

Blero dhe Afrona mund t`i kenë dhënë fund martesës

Blero dhe Afrona mund t`i kenë dhënë fund martesës

Lajmi i fundit që po qarkullon së fundmi është se Blero dhe Afrona i kanë dhënë fund martesës.

Kanë qenë fansat e dyshes ata që fillimisht ngritën pikëpyetje se pse çifti nuk poston prej kohësh asgjë së bashku, ndërsa së fundmi u vu re se edhe fotot e kaluara nuk ekzistojnë më në profilet e tyre në Instagram, pra i kanë fshirë.

Blero dhe Afrona mund t`i kenë dhënë fund martesës

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për ndonjë krizë mes tyre pasi ata vazhdojnë të ndjekin akoma njëri-tjetrin në rrjete sociale. Sa i përket lajmeve ata nuk kanë bërë ende ndonjë reagim publik dhe të sqarojnë fansat se çfarë po ndodh me raportin e tyre.

Kujtojmë që Blero dhe Afrona janë martuar në vitin 2019 në një ceremoni me familjarë dhe miq të ngushtë. Kjo është martesa e dytë për Bleron, pasi më përpara këngëtari ka qenë i martuar me aktoren Teuta Krasniqi, me të cilën kanë edhe një vajzë me emrin Tara.

Të fundit