Flash News

POLITIKOFF

Bora heq varësen që i dhuroi Donaldi, Atdheu e ironizon

Bora heq varësen që i dhuroi Donaldi, Atdheu e ironizon

Një situatë shumë konfuze dhe e komplikuar është krijuar në shtëpinë e Big Brother Vip Albania por që ndikon edhe personat jashtë shtëpisë. Me qëllim apo pa dashje, Donaldi ka krijuar një trekëndësh dashurie.

Donaldi ka dhuruar një nga momentet më të bukura televizive me Bora Zemanin, teksa i dha puthje live në spektakël, gjë e cila i dha shumë vëmendje dhe përkrahje Donaldit.

Më pas, në një tjetër puntatë ai i dërgoi po ashtu dhe një varëse në përvjetorin e tyre të lidhjes dhe ky ishte një tjetër moment që "i shtoi pikë" në sy të publikut, të cilët e mbështetën "marrëzisht" atë. Këtë varëse Bora e mbajti gjatë gjithë kohës në qafë , duke mbajtur kështu qëndrimin e saj pro Donaldit dhe dashurisë së tyre.

Nga ana tjetër, Bora dukej me shpresë dhe gjithë dashuri, e cila si rrallë herë, foli publikisht për këto ndjenja dhe e la veten të lirë që edhe ta komentonin në programin që ajo drejton apo dhe në postime të shumta në rrjetet sociale. Bora tha se po e pret jashtë Donaldin.

Mirëpo, historia ka marrë një rrjedhë komplet tjetër, ku Donaldi duket se po krijon një lidhje dashurie brenda në shtëpi me Beatrix. Kjo është një nga situatat më të diskutuara gjatë këtyre tre ditëve dhe të gjithë duan të dinë çfarë po ndodh në këtë trekëndësh.

Nga ana tjetër, Bora ka hequr varësen, duke dhënë një mesazh dhe një formë reagimi kundrejt gjithë kësaj situate.

Një person tjetër që duket se ka ironizuar këtë situatë është Atdheu, ish-konkurrenti i "Përputhën". Kujtojmë se Atdheu ka shfaqur pëlqim publik për Borën dhe madje për disa muaj u diskutua dhe për një lidhje mes tyre, të cilën Bora e mohoi kategorikisht.

Sot, Atdheu ka ndarë një foto nga palestra me një varëse, për të cilën pyet ndjekësit nëse duhet ta heqë apo ta mbajë. Edhe pse nuk ka përmendur emra, është e qartë se ky postim ka qenë një ironi për Bora Zemanin., foto të cilën më pas e ka fshirë.

Bora heq varësen që i dhuroi Donaldi, Atdheu e ironizon

Të fundit