Flash News

POLITIKOFF

Boris Johnson humb nënën e tij, e shquar për pikturat në portret

Boris Johnson humb nënën e tij, e shquar për pikturat në

Kryeministri britanik Boris Johnson ka humbur nënën e tij në moshën 70-vjeçare. Një njoftim i botuar në gazetën Times tha se Charlotte Johnson Wahl ndërroi jetë "papritur dhe në mënyrë paqësore" në Spitalin St Mary's.

Boris Johnson dikur e përshkroi nënën e tij, e cila ishte një piktore, si "autoriteti suprem" në familje. Figura të larta nga i gjithë spektri politik i kanë dërguar ngushëllimet e tyre Johnsonit, shkruan BBC.

Johnson Wahl, babai i së cilës ishte president i Komisionit Evropian për të Drejtat e Njeriut në vitet 1970, u martua me Stanley Johnson në vitin 1963 para se të përfundonte diplomën në Universitetin e Oksfordit.

Si artiste, Johnson Wahl bëri emrin e saj si një piktore portreti, me aktoren Joanna Lumley dhe autoren Jilly Cooper në mesin e subjekteve të saj.

Të fundit