Flash News

POLITIKOFF

Brenda avionit privat më të madh në botë

Brenda avionit privat më të madh në botë

Nëse keni planifikuar të udhëtoni nga Nju Jorku në Los Anxhelos për vetëm tre orë e gjysmë atëherë duhet të dini se kjo do t’ju kushtojë më shumë se 30 mijë dollarë. Bëhet fjalë për aeroplanin e biznesit “Global 7500” të Bombardier, avioni privat më i madh dhe më i gjatë në botë. Ai përmban katër zona të veçanta të jetesës, duke përfshirë një dhomë takimesh, dhomë ngrënie, dhomë argëtimi dhe dhomë gjumi.

Në të mund të akomodohen 19 persona dhe të flenë 8. Avioni privat gjithashtu përmban një galeri masive me furra me mikrovalë si dhe ekspres. Me një distancë prej 8860 miljesh dhe deri në 14 orë, fluturimet nga Nju Jorku mund të arrijnë deri në Londër, Moskë, Dubai dhe Nju Delhi. Avioni arrin një shpejtësi maksimale prej 0,925 Mach. Shpejtësia pothuajse supersonike dhe veçoritë ekskluzive kanë tërhequr shumë të famshëm, përfshirë miliarderen e njohur Kylie Jenner.

 

Të fundit