Flash News

POLITIKOFF

Britney Spears fiton betejën e parë kundër të atit

Britney Spears fiton betejën e parë kundër të atit

“Framing Britney Spears” është dokumentari më i komentuar për momentin, i cili hodhi dritë lidhur me një nga çështjet më të nxehta të këngëtares Britney Spears dhe betejën e saj ligjore me të atin për të rimarrë jetën e saj në dorë.

Përpara se këngëtarja e muzikës pop të bëhej e njohur, babai i saj nuk ishte fare pjesë e jetës së këngëtares, por dokumentari tregoi se sapo pa që bëhej fjalë për para ai mori jetën e Britney-t në dorë.

Britney Spears fiton betejën e parë kundër të atit

Në Gusht, Britney Spears e hodhi në gjyq të atin dhe kërkoi që Jamie Spears të mos jetë më kujdestar i saj, i cili kishte të drejta të plota ligjore mbi të bijën e tij.

Madje u organizuan dhe peticione, lëvizje dhe thirrje nga fansat e këngëtares me moton "Free Britney" (lironi Britney-n).

Dhe më në fund shihet se gjërat po lëvizin për mirë në favor të këngëtares. Mediat e huaja raportojnë se në seancën e fundit gjyqësore u vendos se sa i përket financave, i ati s’do të jetë personi i vetëm në kujdestarinë e këngëtares.

Të ardhurat e Spears do të jenë gjithashtu në mbikëqyrjen e një pale të tretë dhe Jamie duhet të diskutojë me kompaninë e shërbimeve financiare për çdo vendim që do të marrë.

Të fundit