Flash News

POLITIKOFF

Callum Turner shmang pyetjet për Dua Lipën

Callum Turner shmang pyetjet për Dua Lipën

Callum Turner është pyetur për lidhjen e përfolur me Dua Lipën. Duke folur për “Entertainment Tonight” më 24 janar, aktorit i është bërë pyetja nëse do të marrë pjesë në Çmimet ‘Grammy 2024’ muajin e ardhshëm.

“Jo, unë nuk jam muzikant”, u përgjigj Turner. Lipa, e cila ka marrë dy nominime këtë vit, është parashikuar të performojë në ceremoninë vjetore të ndarjes së çmimeve.

Kur “ET” i tha aktorit se ai “ka kërcyer në një mbrëmje me një fituese të çmimit Grammy”, Turner raportohet se është përgjigjur me një buzëqeshje: “Nuk e di rreth asaj”, shkruan The Independent.

Turner dhe Lipa fillimisht kanë shkaktuar spekulime për një marrëdhënie në fillim të këtij muaji, kur “TMZ” publikoi një video të këngëtares së hitit “Neë Rules” duke u ngrohur me aktorin në premierën e projektit të tij më të ri, “Masters of Air”. Në klip, Lipa u pa me krahun e saj rreth qafës së Turnerit, ndërsa ai vendosi krahun përreth belit të saj.

Çifti u pa për herë të parë në publik pak ditë më vonë, ndërsa Lipa dhe Turner u fotografuan duke dalë nga sesioni i pyetjeve dhe përgjigjeve të aktorit në Santa Monica. Javën e kaluar, çifti i përfolur u kap edhe duke u puthur pasi dolën nga një darkë në “Sushi Park” në West Hollywood.

Këngëtarja e këngës “Break My Heart” ka qenë vitin e kaluar në lidhje me regjisorin francez Romain Gavras. Ish-çifti bëri debutimin e tyre në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Cannes në maj të vitit 2023, por raportohet se ndërprenë marrëdhënien në dhjetor 2023.

Të fundit