Flash News

POLITIKOFF

Can Yaman merr gjithë vëmendjen në Festivalit të Filmit në Venecia

Can Yaman merr gjithë vëmendjen në Festivalit të Filmit

Can Yaman dhe Francesca Chillemi kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve në Venecia, madje edhe janë shpallur çifti më i bukur i tapetit të kuq. Çifti i aktorëve ka prezantuar filmin ‘Viola come il Mare’ në edicionin e 79-të të Festivalit të Venecias.

Çifti u komentua shumë për elegancën dhe harmoninë që kishin me njëri-tjetrin. Yaman kishte zgjedhur një look shumë elegant bardhë e zi.

Can Yaman di si të tërheqë vëmendjen dhe këtë gjë ka bërë edhe këtë herë në tapetin e kuq në Festivalin e filmit në Venecia. i ftuar në edicionin e 79-të në Festivalin e Filmit në Venecia, Yaman ishte i shoqëruar me kolegen e tij në film, Francesca Chillemi, për të prezantuar filmin fiction ‘Purple like the sea’. Yaman luan rolin e inspektorit Francesco Demir, ndërsa partnerja e tij gazetaren Viola Vitale.

Seritë e filmit do të transmetohen në prime time në Channel 5, nga 30 shtatori.

Për herë të parë Can do të prezantohet edhe në gjuhën italiane, ndaj edhe ndihet dyfish i emocionuar për interpretimin e tij të ri.

Në tapetin e kuq, Yaman dhe Chillemi u shpallën çifti më i bukur.

Të fundit