Flash News

POLITIKOFF

Capital T nderohet për ndihmën që dha pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit

Capital T nderohet për ndihmën që dha pas tërmetit të

Capital T ishte ndër të parët nga personazhet e njohura që dha ndihmën e tij pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit në Shqipëri nga i cili humbën jetë 51 viktima dhe qindra të plagosur dhe pafund dëme materiale.

Brenda një kohe shumë të shkurtër reperi strehoi mbi 200 persona në Kosovë, të cilin mbetën të pastrehë për shkak të dëmtimit të banesave të tyre. Të gjithë personave që i ndihmoi për strehim, Capital T ju hoqi edhe çdo shpenzim tjetër që ju duhej për jetesën e tyre. Gjithashtu ai shpërndau pako të shumta me ushqime për të gjithë banorët e prekur nga tërmeti i fuqishëm në zonën e Durrësit dhe Thumanës.

Capital T nderohet për ndihmën që dha pas tërmetit të

Për këtë arsye, Capital T është nderuar së fundmi me një dekoratë nga bashkia e Shijakut. Këngëtari ka treguar se ka marrë dekoratën nga kryetari i bashkisë, Elton Arbana, të cilin e ka falenderuar publikisht për respektin.

Capital T nderohet për ndihmën që dha pas tërmetit të

“Termeti i fundit ne Shqiperi ishte nder katastrofat natyrore me te medha dhe me vdekjeprures ne vendin tone dhe te gjithe ne dham kontributin maksimal me cfar kishim mundesi, nder ta isha edhe une me c’rast bashkia me e prekur ajo e Shijakut me nderoi me dekorate, shfrytezoj rastin te falenderoj kryetarin e bashkise @eltonarbana per respektin dhe ta uroj per punen e mrekullueshme”, ka shkruar reperi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Capital T (@truekapo)

Të fundit