Flash News

POLITIKOFF

Catherine Zeta-Jones pranon se është e dashuruar me Leo Mess-in: Burri im nuk e ka problem

Catherine Zeta-Jones pranon se është e dashuruar me Leo Mess-in: Burri

Catherine Zeta-Jones ka rrëfyer se e 'do' një burrë tjetër dhe pretendon se bashkëshorti i saj Michael Douglas nuk e ka problem këtë gjë. Aktorja, 53 vjeçe, e bëri deklaratën teksa shikonte finalen e Kupës së Botës. Dhe duket se sigurisht nuk ka telashe për marrëdhënien e çiftit famshëm, edhe pse njeriu që aktorja do është Lionel Messi.

"Ndeshja më e mirë që kam parë ndonjëherë. Shikoni unë e mbështesë Paris Saint Germain, pse, nuk di ta them, e  dua frëngjishten, madje e flas atë. Por ju duhet ta kuptoni unë e dashuroj Messi-n…dhe më e  bukura, im shoq nuk e ka problem”, shkruan aktorja në postimin e videos ku duken lojtarët e Argjentinës teksa festojnë fitoren.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Catherine Zeta-Jones (@catherinezetajones)

Ajo ka shtuar një koment në postimin e saj ku shpreh mirënjohjen ndaj bashkëshortit të saj, Michael Douglas që nuk i ka problem posterat e Lionel Messit nëpër shtëpi Në nëntor, Catherine dhe Michael, 78 vjeç, festuan 22 vjetorin e martesës. Në atë që duket të jetë një gjë e rrallë në Hollywood, çifti ka patur një marrëdhënie të qëndrueshme që kur u bashkuan për herë të parë në vitin 1998.

Të fundit