Flash News

POLITIKOFF

Chris Brown në telashe, arrestohet nëse kthehet në Britani të Madhe

Chris Brown në telashe, arrestohet nëse kthehet në Britani

Së fundmi reperi i njohur Chris Brown është akuzuar se është përfshirë në një grindje me një producent muzikor në një klub të njohur në Londër. Reperi dyshohet se e goditi muzikantin mbi kokë me një shishe qelqi, pas së cilës u godit me shkelma dhe grushte i shtrirë në dysheme. Së fundmi sipas raportimeve, bëhet e ditur se nëse reperi kthehet në Britaninë e Madhe mund të arrestohet. Thuhet se Brown është i vetëdijshëm për situatën dhe atë që e pret kur të kthehet. Një burim i afërt me këngëtarin tha se:

"Chris e di se do të arrestohet nëse kthehet në Mbretërinë e Bashkuar, por ende po bën gjithçka që mundet për ta shmangur atë."

Chris Brown në telashe, arrestohet nëse kthehet në Britani

Sulmi dyshohet se ndodhi më 19 shkurt në klubin The Tape në Mayfair të Londrës. Kjo nuk është hera e parë që ylli i muzikës R&B akuzohet për sjellje të dhunshme. Rikujtojmë se në vitin 2009 ai sulmoi ish-partneren e tij, divën e muzikës pop Rihanna. Ndërkaq, këngëtari ka konfirmuar së fundmi se është bërë baba për herë të tretë. Chris ka edhe dy fëmijë të tjerë, vajzën Royalty 7-vjeçare, me Nia Guzman dhe djalin 2-vjeçar Aeko Catori, të cilin e mirëpriti me Ammika Harris.

Të fundit