Flash News

POLITIKOFF

Cila është dieta strikte që ndjek Cristiano Ronaldo

Cila është dieta strikte që ndjek Cristiano Ronaldo

Edhe pse tashmë është në moshën 36-vjeçare, Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë një ndër sportistët me gjendjen më të mirë trupore dhes sipas profesionalistëve të sportit, ai vazhdon të luajë ende si një 26-vjeçar.

Cila është dieta strikte që ndjek Cristiano Ronaldo

Një nga sekretet e sulmuesit portugez është dieta strikte dhe stërvitja e vazhdueshme që bën. Gjatë një dite, sulmuesi i ri i Manchester United konsumon 6 vakte, të gjitha me ushqime me pak yndyra dhe shumë proteina, për të mbajtur të lartë nivelin e energjisë që i duhet një lojtari futbolli të niveleve më të larta.

Cila është dieta strikte që ndjek Cristiano Ronaldo

Dieta e sulmuesit portugez Cristiano Ronaldo:

Mëngjesi: Proshutë, djathë dhe kos pa yndyra

Vakt i ndërmjetëm: Pulë dhe sallatë

Dreka: Peshk ton, ullinj, vezë dhe domate

Vakt i ndërmjetëm: Tost me avokado, fruta të freskëta

Vakt para darkës: Peshk shpatë dhe sallatë

Darka: Biftek dhe kallamarë

Stërvitja: Pesë herë në javë në palestër ku bën 30 minuta vrap dhe ngritje peshash. Në total stërvitja zgjat 3-4 orë në ditë.

Gjumi: Pesë herë në ditë, për të ndihmuar muskujt që të rikuperohen.

Kujtojmë se Cristiano Ronaldo ka kaluar zyrtarisht me ekipin Manchester United, ku shumë fansa të "Djajve të Kuq" janë entuziasmuar për rikthimin e tij "në shtëpi".

Të fundit