Flash News

POLITIKOFF

Cristiano Ronaldo me 'fjalë zemre' për Lionel Messin

Cristiano Ronaldo me 'fjalë zemre' për Lionel Messin

Skuadra saudite me lojtarët më të mirë nga dy ekipet, Al Nassr dhe Al Hilal, u përballën dje në fushë me Paris Saint-German.

Cristiano Ronaldo ishte kapiteni i skuadrës saudite, ndërsa në lojë u vendos përballë kundërshtarit të tij ‘të përjetshëm’ në fushë, Lionel Messi.

PSG arriti të triumfojë ndaj Arabisë me rezultatin 4-5, ndërsa ajo që vlen për t’u përmendur është një ‘dedikim’ që Ronaldo i ka kushtuar Messit.

Me një postim në Instagram, Ronaldo ka ndarë disa foto nga ndeshja, ku mes tyre spikat një foto me Messin. Në krah të postimit Ronaldo ka shkruar: “Shumë i lumtur që jam kthyer në fushë dhe në fletën e rezultateve!! Dhe është mirë të shoh disa miq të vjetër”.

Siç duket CR7 e ka lënë pas zhgënjimin që i dha Kupa e Botës në Katar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

Të fundit