Flash News

POLITIKOFF

Dafina Zeqiri tregon pse nuk do të përfitojë asnjë cent nga shitjet e albumit të saj

Dafina Zeqiri tregon pse nuk do të përfitojë asnjë cent nga

Shumë shpejt, albumi i ri i Dafina Zeqirit "Dafinë moj" do të publikohet dhe do të jetë i aksesueshëm edhe për publikun dhe fansat e këngëtares shqiptare nga Kosova.

Produkti diskografik i këngëtares Dafina Zeqiri po pritet me padurim edhe për shkak të projekteve e bashkëpunimeve me këngëtarë të njohur.

Por nga ky album Dafina nuk do të fitojë asnjë cent pasi të gjitha të ardhurat e shitjes së albumit do të shkojnë për bamirësi.

Këtë e ka bërë të ditur vetë produksioni i këngëtares “Moneyz” përmes një postimi në rrjete sociale:

“Sot si përfaqësues i @moneyzmusic menaxheri/CEO Pëllumbi vizitoi shoqatën e Autizmi, me qëllimin për t’ju kumtuar se të gjitha të hollat që do të mledhen nga shitja fizike e albumit #DAFINËMOJ do t’i dedikohen rasteve sociale që trajtohen në shoqatën Autizmi në Prishtinë dhe degëve të saj në Lipjan, Podujevë e Prizren. Në këto kohëra të vështira, të gjithë mund të jemi afër njëri tjetrit me kauza të ndryshme."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by M̶ØNE̶Y̶Z̶ M̶USIC ™️ (@moneyzmusic)

Të fundit