Flash News

POLITIKOFF

‘Dance With Me 8’, mësohen 6 konkurrentët e parë

‘Dance With Me 8’, mësohen 6 konkurrentët e parë

Kanë mbetur vetëm pak ditë nga nisja e edicionit të 8-të të spektaklit ‘Dance With Me’ në Tv Klan. Rikthehet këtë sezon programi që do ta bëjë të gjithë familjen të vallëzojë bashkë me konkurrentët e zgjedhur. Prej disa javësh, produksioni dhe të gjithë konkurrentët pjesëmarrës janë duke bërë prova për të sfiduar veten në një fushë të cilën ata e njohin më pak se profesioni i tyre.

Deri tani janë zbuluar disa konkurrentë.

Luiza Gega, rekordi shqiptar në atletikë, sapo është shpallur një nga vajzat më të shpejta të botës në 3000 metra me pengesa. Ajo u rendit e pesta në finalen e Botërorit të Atletikës, në një garë ku shkëlqeu me performancën e saj dhe i bëri të gjithë krenarë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dance TV Show (@dancewithme.albania)

Të radhës janë këngëtarja Orgesa Zaimi dhe ish-Miss Kosova 2007, Arbnora Ademaj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dance TV Show (@dancewithme.albania)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dance TV Show (@dancewithme.albania)

Cindy Marina, E lindur dhe e rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Sindi vjen gjithashtu nga fusha e sportit dhe Kombëtarja Shqiptare e Volejbollit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dance TV Show (@dancewithme.albania)

Valon Shehu

Një prej këngëtarëve më të mirë pop rock të skenës shqiptare, Valon Shehu e ka provuar veten edhe në reality show, por tani është radha në një ‘pistë’ tjetër, në një profil të ri. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dance TV Show (@dancewithme.albania)

Andi Lila

"Nje nga futbollistet me popullore e te dashur te tifozerise shqiptare @andilila ka vallezuar gjithe jeten me top ne fushen e blerte, por asnjehere ne nje piste vallezimi."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dance TV Show (@dancewithme.albania)

Të fundit