Flash News

POLITIKOFF

Dea dhe Kristi kapen mat duke bërë pazaret bashkë

Dea dhe Kristi kapen mat duke bërë pazaret bashkë

Kristi dhe Dea janë bërë pjesë e jurisë në “She’s on Top”, në Top Channel. Edhe për shkak të këtij projekti janë parë më shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit kohët e fundit.

Megjithatë, Dea ka nisur edhe të ngacmojë pak fansat me daljet e shpeshta apo me aktivitetet që bëjnë gjatë ditës edhe për shkak të programit.

Dea, nga ana tjetër, i pëlqen komplimentet e Kristit çdo të diel për veshjen e saj, madje ajo edhe i kërkon me çdo kusht që ai të thotë patjetër diçka për mënyrën se si duket (siç ndodhi të dielën e kaluar).

Dea e di mirë që shumë prej ndjekësve të tyre kanë nisur të dyshojnë për një romancë të mundshme mes saj dhe Kristit, edhe pse, në fakt, deri tani nuk duket asgjë e tillë.

E ftuar në “Ftesë në 5”, pak ditë para se të niste programin e ri në Top Channel, Dea tha se ajo dhe Kristi janë shokë shumë të mirë, por e përcolli me një buzëqeshje pyetjen e Bietës nëse mund të ketë tjetër gjë pas kësaj.

 

 

Të fundit