Flash News

POLITIKOFF

Dea e penduar për raportin me Amosin: U bëra lëmsh

Dea e penduar për raportin me Amosin: U bëra lëmsh

Kur ka mbetur një javë nga përfundimi i "Big Brother VIP', Dea shprehet e penduar për mënyrën si shkoi raporti i saj me Amosin. 

Finalistët kanë realizuar sot intervista me "Top Albania Radio", ku Dea u pyet se për çfarë është penduar për rrugëtimin e saj në BBVA. 

"Për të gjitha debatet ku jam nxehur nga pak jam bërë pishman. Ndoshta pak për situatën në fillim me Amosin që u bëra lëmsh (prezantuesit e ngacmojnë), u bëra lëmsh me veten time. Një flirt që nuk e kuptova taman, nuk e kanalizova."-u përgjigj ajo. 

E pyetur nëse është penduar që nuk ishte pjesë e dasmës së Luizit dhe Kiarës, Dea është përgjigjur: 

"Kur kthehem mbrapa mendoj që duhet të kisha ikur te dasma, por kur mendoj se ishte gjendja ime, isha e mërzitur se kishte dal Bjordi dhe Luizi merrte meritat… isha e mërzitur se nuk më pëlqenin shumë gjëra që nuk dua t'i risjell, sjellja e Luizit me vajzat dhe me mua isha dhe me nerva dhe nuk doja… Nëse kthej kohën mbrapa dhe nëse do ndodhte tani do kisha shkuar sepse jemi ndryshe, jemi afruar me njëri-tjetrin, kushdo që do kishte qenë…"

Të fundit