Flash News

POLITIKOFF

Dedikimi i Ismail Kadaresë për bashkëshorten: I detyrohem gjithçka

Dedikimi i Ismail Kadaresë për bashkëshorten: I detyrohem

Shkrimtarja Helena Kadare sot feston 78-vjetorin e lindjes dhe në një ditë të tillë, nuk mund të mungonte një urim aspak i zakontë nga bashkëshorti i saj, i madhi Ismail Kadare.

Dedikimi i Ismail Kadaresë për bashkëshorten: I detyrohem

Shkrimtari Ismail Kadare - larg urimit tradicional - ka pranuar në një bisedë me studiuesen Alda Bardhyli, rolin e jashtëzakonshëm që Helena ka pasur në jetën e tij. Kadare e konsideron Helenën si "njeriun më të rëndësishëm në jetën e tij".

“Helena është gruaja më e afërt për mua në këtë botë, që në fillim të njohjes sonë e deri tani, në mbarim, nëse mund ta quajmë mbarim këtë pjesë të fundit të jetës sonë. Helena është njeriu im më i afërt, që më ka dhënë gjithë gëzimet e kësaj bote dhe ndaj së cilës ndihem i detyruar për gjithçka”.

Kujtojmë se Helena Kadare është një nga shkrimtaret shqiptare që theu tabutë në kohën e saj - si ndër të paktat romanciere të regjimit komunist.

Dedikimi i Ismail Kadaresë për bashkëshorten: I detyrohem

Dedikimi i Ismail Kadaresë për bashkëshorten: I detyrohem

Të fundit