Flash News

POLITIKOFF

"Dedikuar djalit që prisnim të kishim", Chrissy Teigen i rikthehet momenteve të trishta të një viti më parë

"Dedikuar djalit që prisnim të kishim", Chrissy Teigen i

Një vit më parë, Chrissy Teigen dhe John Legend humbën djalin e tyre të palindur, Jack. Kjo ngjarje ka shënjuar në dhimbjen e dy prindërve, të cilët kanë ndarë dhimbjen me fansat kudo në botë.

Teigen shpërndau një foto për "djalin që pothuajse kishim" në Instagram, ku duket modelja duke qarë  në shtratin e spitalit ndërsa burri John Legend e mbante atë.

"Një vit më parë më dhurove dhimbjen më të madhe që mund të imagjinoja për të më treguar se mund t'i mbijetoj çdo gjëje, edhe nëse nuk do të doja," shkroi ajo në diçiturë.

"Unë nuk arrita të kujdesem për ty, por ti erdhe dhe shkove të më bësh të dua veten dhe të kujdesem për veten, sepse trupat tanë janë të çmuar dhe jeta është një mrekulli. Ata më thanë se do të bëhej më e lehtë, por po, ai nuk ka filluar akoma. Mami dhe babi të duan përgjithmonë."

Nderimi, i postuar në 'Ditën Kombëtare të Fëmijëve', vjen pothuajse një vit pasi Teigen dhe Legend njoftuan më 30 shtator 2020, se ata pësuan humbën djalin e tyre Jack. Teigen, e cila vuan nga endometrioza, më parë ishte vendosur në shtrat dhe përfundimisht u shtrua në spital për shkak të gjakderdhjes së tepërt.

Çifti, i cili u martua në shtator 2013, gjithashtu kanë vajzën Luna Simone, 5 vjeç dhe djalin Miles Theodore, 3, të cilët të dy i kanë sjellë në jetë përmes procedurës së IVF.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by chrissy teigen (@chrissyteigen)

Të fundit