Flash News

POLITIKOFF

Del rezultati i testit të drogës të grupit Maneskin

Del rezultati i testit të drogës të grupit Maneskin

Vokalisti i grupit “Maneskin”, Damiano David, ka rezultuar negativ në testin e kryer për përdorimin e kokainës. Ai u vetë-ofrua vullnetarisht t`i bëhet testi për të shuar çdo dyshim që doli në natën finale të Eurovision ku u pa duke përkulur kokën në tavolinë dhe u ngritën dyshimet që po konsumon kokainë.

“Thomas (kitaristi i grupit) theu një shishe… unë nuk përdor drogë, ju lutem, mos e thoni këtë gjë. Mos e thoni këtë gjë realisht. Jo kokainë ju lutem, mos e thoni këtë gjë”, tha në konferencën për shtyp Damiano. Më pas grupi bëri një postim në Instagram, ku u shprehën të gatshëm të bëjnë edhe test për të vërtetuar nëse kanë konsumuar drogë apo jo.

Del rezultati i testit të drogës të grupit Maneskin

Këto dyshime janë hedhur poshtë një herë e mirë pas rezultateve të sotme.

“Pas akuzave për përdorim droge në Dhomën Jeshile në Eurovision Song Contest në finalen e madhe në 22 maj, EBU, siç u kërkua edhe nga delegacioni italian, ka kryer një rishikim të plotë të fakteve, duke kontrolluar të gjitha pamjet në dispozicion. Gjithashtu këngëtari i grupit Maneskin mori vullnetarisht një test ditën e sotme, që ka rezultuar negativ, i parë dhe nga EBU”, thuhet në deklaratën zyrtare të organizatorëve të festivalit europian.

Del rezultati i testit të drogës të grupit Maneskin

 

Të fundit