Flash News

POLITIKOFF

Detaje të reja nga 'Big Brother Vip'

Detaje të reja nga 'Big Brother Vip'

Shumë shpejt pritet të nisë "Big Brother Vip" në ekranin e Top Channel dhe fansat mezi po presin të shohin këtë "reality-show" dhe pyetjet janë të shumta.

Gjatë rubrikës pyetje-përgjigje, Arbana Osmani, vendosi t'i përgjigjej gjithë pyetjeve të ndjekësve rreth programit, që ndryshe nga formati me të cilin jemi mësuar, rikthehet me personazhe të famshëm, emrat e të cilëve nuk janë bërë plotësisht publik por për disa prej tyre ende diskutohet.

Arbana ka treguar se banorët do të zbulohen vetëm natën e parë të spektaklit. Arbana po ashtu ka treguar se do të ketë publik në studio por duke respektuar gjithmonë rregullat anti-Covid. 

Do ketë 2 opinionistë dhe spektakli "live" do jepet dy herë në javë, të martave dhe të premteve në mbrëmje.

A ka banorë të famshëm nga Kosova?

Po!

Kujtojmë se deri tani mes emrave që përfliten se do të marrin pjesë në Big Brother VIP janë: Sheila Haxhiraj, Hygerta Sako, Vesel Kurtishaj, Valbona Mema dhe Romeo Veshaj. 

Detaje të reja nga 'Big Brother Vip'

Detaje të reja nga 'Big Brother Vip'

Të fundit