Flash News

POLITIKOFF

Detaje të reja nga vdekja tragjike e Stephen “tWitch” Boss

Detaje të reja nga vdekja tragjike e Stephen “tWitch” Boss

Ditën e djeshme Dj i njohur amerikan Stephen “tWitch” Boss ndërroi jetë duke tronditur botën e Hollywood. Sikurse u dyshua fillimisht, ai është vetëvrarë me armë zjarri në kokë. 

Sipas Ekzaminuesit Mjekësor të Qarkut të Los Angelesit, nuk kishte shenja që përfshinte persona të tjerë dhe çështja është mbyllur zyrtarisht. 40-vjeçari u gjet në banjën e dhomës së tij të motelit në Oak Tree Inn në Encino, Kaliforni – vetëm 14 minuta në këmbë nga shtëpia e tij. Oficerët e Divizionit West Valley iu përgjigjën një telefonate nga moteli rreth orës 11:20 të mëngjesit me kohën lokale.

Stafi në hotel, megjithatë, i tha TMZ të mërkurën se ai nuk dukej i mërzitur kur mbërriti natën e kaluar me vetëm një çantë të vogël gjatë natës. Boss më parë kishte folur për betejat me shëndetin mendor dhe tejkalimin e disa fatkeqësive. Boss ishte më i njohur si DJ i spektaklit shumë të shikuar “Ellen DeGeneres Show”. 

Të fundit