Flash News

POLITIKOFF

Detaje të reja të situatës së Einxhelit pas operacionit

Detaje të reja të situatës së Einxhelit pas operacionit

Mbrëmë pas mesnate, teksa banorët po aktivizoheshin dhe po kalonin kohën me njëri-tjetrin, banorja Einxhel Shkira ka dëmtuar rëndë krahun pas rrëzimit që pësoi. 

Ndërsa sot, ajo doli nga shtëpia për të nisur ekzaminimet e mëtejshme. 

Sipas “Albeu.com” bëjnë me dije se ajo është shtruar në një spital privat dhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe në krah i janë vënë dy vida, konkretisht në pjesën pranë bërrylit, për ta mbajtur atë mirë. 

Kujtojmë se sot, Vëllai i Madh njoftoi përmes një postimi në Instagram se Einxhel është larguar përkohësisht. Por, nuk dihet nëse do të kthehet pasi gjendja e saj duket serioze. 

“Gjatë mbrëmjes së djeshme banorja Einxhel Shkira ka lënduar krahun. Ajo ka marrë menjëherë ndihmën e nevojshme nga stafi mjekësor por do t’i duhet të marrë trajtim më të specializuar. Einxhel duhet të niset drejt spitalit duke u detyruar kështu të lërë për pak kohë shtëpinë e “Big Brother”. Gjatë gjithë trajtimit dhe vizitave, çdo lëvizje e saj do të jetë e monitoruar nga kamerat. Gjendja e saj është e mirë dhe shumë shpejt do t’i ribashkohet shtëpisë”, shkruhet në njoftimin e “Big Brother”. 

Të fundit