Flash News

POLITIKOFF

Disa muaj pas humbjes së të birit, komediani konfirmon: Do bëhem baba për herë të 8

Disa muaj pas humbjes së të birit, komediani konfirmon: Do bëhem

Nick Cannon njoftoi në emisionin e tij dje se ai dhe modelja Bre Tiesi po presin një djalë së bashku. Ky do të jetë fëmija i tetë për aktorin dhe fëmija i pestë në më pak se dy vjet.

"Siç e dinë të gjithë, unë kam shumë fëmijë dhe i dua të gjithë ata shumë, sinqerisht," -tha Cannon. “Secili nga fëmijët e mi është po aq i veçantë sa tjetri”.

Cannon dhe Tiesi u fotografuan së bashku në një festë për fëmijën e tyre gjatë fundjavës. Në fotot e publikuara nga TMZ, të dy shfaqen të përqafuar. Tiesi është divorcuar së fundmi nga qendërmbrojtësi i NFL-së, Johnny Manziel.

Disa muaj pas humbjes së të birit, komediani konfirmon: Do bëhem

Ndërsa Cannon në dhjetor dha lajmin e hidhur të humbjen e fëmijës së tij më të vogël, djalit Zen, i cili ndërroi jetë në moshën pesë muajshe për shkak se vuante nga kanceri i trurit.

Të hënën Cannon tha se ai ishte në dijeni të shtatzënisë së Tiesi-t para vdekjes së djalit të tij dhe ata vonuan të shpallnin lajmin.

Ai gjithashtu adresoi disa nga kritikat që ka marrë për faktin që ka bërë kaq shumë fëmijë dhe për këtë e kanë quajtur "të pakujdesshëm", "të papërgjegjshëm" dhe "egoist".

“Pa dyshim që më prekin, sepse jam qenie njerëzore”, tha ai.

Cannon bëri bujë vitin e kaluar pasi ai mirëpriti katër fëmijë brenda 14 muajve. Ai është baba i shtatë fëmijëve me katër nëna, duke përfshirë binjakët 10-vjeçarë që ndan me ish-bashkëshorten e tij, këngëtaren Mariah Carey.

Disa muaj pas humbjes së të birit, komediani konfirmon: Do bëhem

Të fundit