Flash News

POLITIKOFF

Divorci me Jennifer Garner e bëri Ben Affleck aktor më të mirë: Pija e pija derisa martesa u shkatërrua

Divorci me Jennifer Garner e bëri Ben Affleck aktor më të

Në një intervistë që ka dhënë së fundmi aktori dhe regjisori Ben Affleck, ka treguar ndër të tjera dhe për jetën e tij personale, ku ka përmendur dhe divorcin me ish-bashkëshorten, aktoren Jennifer Garner.

Aktori tha se eksperiencat në jetë e kanë ndihmuar të bëhet aktor më i mirë.

“Jam në një pikë të jetës ku kam shumë eksperiencë për ta bërë rolin tim edhe më interesant. Duke u rritur dhe duke patur eksperienca intensive personale e ka bërë aktrimin tim më të mirë”.

Po ashtu, aktori përmendi dhe varësinë ndaj alkoolit dhe është shprehur duke thënë se nuk e mendonte kurrë se varësia e tij ndaj alkoolit do të çonte në ndarjen nga Jennifer Garner.

“Nuk doja të divorcohesha, nuk doja të isha një person i divorcuar. Sinqerisht nuk doja të ndaja familjen time. Më mërzit kjo gjë sepse unë nuk isha siç duhej dhe kjo është e dhimbshme dhe zhgënjyese për mua”- tha aktori.

“Divorci është pendimi im më i madh. Ajo çfarë ndodhi ishte se unë fillova të pija e të pija më shumë derisa martesa u shkatërrua."

Të fundit