Flash News

POLITIKOFF

Dolly Parton tregon arsyen pse fle me grim

Dolly Parton tregon arsyen pse fle me grim

Të jesh Dolly Parton nuk është kaq e thjeshtë! Ylli 75-vjeçar i muzikës country dha një intervistë për ËSJ këtë javë dhe zbuloi, midis fakteve të tjera interesante, se ajo fle me grim dhe e lan fytyrën në mëngjes, kur e bën sërish grimin nga e para.

Dolly Parton tregon arsyen pse fle me grim

Arsyeja për këtë rutinë të lodhshme? Sepse mund të bjerë një tërmet!

“Unë e bëj rutinën time të bukurisë dhe pastrimin e fytyrës në mëngjes sepse zakonisht përpiqem ta mbaj grimin gjatë natës. Sepse kurrë nuk e di nëse do të bierë tërmet apo tornado, apo stuhi, dhe do të më duhet të dal në mes të natës”, -tha ajo kur u pyet për rutinën e saj të bukurisë.

Dolly Parton tregon arsyen pse fle me grim

Ajo shtoi se edhe pas një dite të gjatë, nuk i pëlqen të shkojë në shtëpi dhe të heqë grimin, sepse bashkëshorti duhet ta shikojë të kuruar. Madje, edhe gjatë pandemisë, ajo nuk e ndryshoi rutinën.

Dolly Parton tregon arsyen pse fle me grim

Parton tha se ajo nuk vesh kurrë tuta, as në shtëpi, por mban fustane të rehatshme, shkruan Class. Gjithashtu flokët e saj duken gjithmonë mirë, sepse ajo preferon të mbajë paruke sesa të ketë flokë të çrregullt.

Dolly Parton tregon arsyen pse fle me grim

Pavarësisht se disa mund ta gjykojnë këtë rutinë, Parton këmbënguli se ajo po bën pikërisht atë që e bën të ndihet mirë.

Të fundit