Flash News

POLITIKOFF

Donaldi e ftoi fituesin e BBV t`i bashkohet nismës së tij, Iliri Shaqiri i përgjigjet

Donaldi e ftoi fituesin e BBV t`i bashkohet nismës së tij, Iliri

Pavarësisht dëshirës së madhe për të qenë fituesi i BBV1, Donald Veshaj nuk arriti të ishte i pari i kësaj gare dhe mesa duket në ditët e para, këtë gjë nuk e ka pritur shumë mirë. Që në ditën e parë, Donaldi publikoi një video, ku tha se do të bënte katër shtëpi me 100 mije eurot e veta dhe u shpreh se në këtë nismë fton dhe fituesin e BBV, Iliri Shaqirin.

Kjo gjë u komentua pafund në rrjet dhe më në fund Iliri ka reaguar në një intervistë për "Shqipëria Live". Iliri tha se secili ka nismat e veta dhe që Donaldit i uronte shumë suksese.

“Secili në këtë jetë merr nismat e veta, unë ia urojë Donaldit gjitha të mirat, dhe mbi të gjitha që të ia dalë në jetë sepse unë kam besim se Donaldi dikur do të jetë dikush. Unë e kam konsideruar çun me talent dhe kreativ. Sa i përket nismave unë mendoj që secili e bën në mënyrën e vetë, ka kush ngre tulla, ka kush u jep njerëzve të hanë, Iliri preferon të mbush shpirtin me art. Qëllim im është të hap një akademi në Tiranë, ku 100 talent të kenë mundësin për pesë vite të studiojnë falas me mësuesit më të mirë që janë në Itali,"-tha Iliri.

Të fundit