Flash News

POLITIKOFF

Drini Zeqo reagon pas daljes nga BBV

Drini Zeqo reagon  pas daljes nga BBV

Gazetari Drini Zeqo, ka reaguar për herë të parë, pasi ndërpreu që në ditët e para eksperiencën në “Big Brother VIP Albania 3” për shkak të një urgjence familjare.

Zeqo shkruan se në jetë ka shumë gara por asnjë nuk është më e rëndësishme se sa shëndeti i familjarëve. Ai bën me dije se të gjithë janë mirë, teksa paralajmëron rikthim së shpejti të tij në ekran.

Në jetë ka shumë gara por asnjë nuk është më e rëndësishme se sa shëndeti i familjarëve. Duke qenë se familja është gjëja më e rëndësishme për mua vendosa ta ndërpres rrugëtimin tim në “Big Brother VIP”. Të gjithë jemi mirë, faleminderit për interesin dhe kujdesin e treguar. Shihemi së shpejti!” – shkruan Drini Zeqo.

 

 

Të fundit