Flash News

POLITIKOFF

Dua Lipa dhe Rita Ora koncert në Tiranë

Dua Lipa dhe Rita Ora koncert në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka njoftuar se kryeqyteti do të fillojë përgatitjet për të pritur dy koncertet e mëdha të Rita Orës dhe Dua Lipës.

 “Të gjithë duhet të gëzohemi kur Tiranës i vijnë aktivitete të tilla të mëdha. Me të mbyllur finale e 25 Majit, do të fillojmë përgatitjet për koncertin e madh të Rita Orës në fund të pushimeve, dhe të Dua Lipës pranë festave të fundvitit. Duam që Tirana të jetojë çdo ditë dhe fakti se, edhe përpara kësaj ndeshje, shumica e hoteleve kanë qenë të rezervuara, do të thotë që Tiranës i kemi kthyer ditët e lavdishme para pandemisë, madje e kemi tejkaluar”, u shpreh Veliaj.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtaret mbajnë koncert në Tiranë, po ndërsa karrierat e tyre kanë pësuar ndryshime të mëdha dhe sot janë dy nga këngëtaret më të suksesshme të momentit, repertori i tyre ka më shumë këngë dhe fansat e tyre janë akoma më të shumtë në numër.

Rita dhe Dua kanë me miliona fansa shqiptarë, ndaj të gjithë me zor po presin koncertet e tyre.

 

Të fundit