Flash News

POLITIKOFF

Dua Lipa 'goditet' me një tjetër padi për të drejtën e autorit për "Levitating"

Dua Lipa 'goditet' me një tjetër padi për të

Dua Lipa duket se po kalon një periudhë të vështirë pasi shumë po pretendojnë se ajo ka vjedhur muzikën e tyre, apo është frymëzuar nga muzika e tyre.

Në fillim ishte grupi Artikal Sound System ngriti një padi me pretendimin se “Levitating” ishte shumë e ngjashme me këngën e tyre “Live Your Life”.

Ndërsa tani, Dua Lipa është duke u përballur me një padi të dytë.  Në një ankesë të paraqitur të premten në gjykatën federale të Manhattanit, këngëtarët L. Russell Brown dhe Sandy Linzer akuzuan Lipën se kishte kopjuar këngën e tyre të vitit 1979 "Wiggle and Giggle All Night" dhe këngën e vitit 1980 "Don Diablo". Ata thanë se melodia e hapjes së "Levitating" ishte një "dublikim" i melodisë së këngëve të tyre.

“Të pandehurit kanë larguar pronën intelektuale të paditësve”, shkruajnë avokatët e Broën dhe Linzer në ankesën e tyre. "Paditësit ngrenë padi në mënyrë që të pandehurit të mos mund të shmangin shkeljen e tyre të qëllimshme."

Të fundit