Flash News

POLITIKOFF

E keni harruar dhe ju ish-të dashurin njësoj si Rita Ora - Rob Kardashian?

E keni harruar dhe ju ish-të dashurin njësoj si Rita Ora - Rob

Rita Ora është shumë e komentuar në mediat e huaja jo vetëm për muzikën dhe stilin në daljet publike që bën, por edhe për lidhjet që ka pasur.

Një ndër të dashurit e parë që ka pasur - publikë - është Rob Kardashian, vëllai i Kim Kardashian.

Por Rita Ora e ka harruar që ka qenë e lidhur me Rob. Të paktën kështu ka thënë në një intervistë të fundit për ‘The Sunday Times’.

E keni harruar dhe ju ish-të dashurin njësoj si Rita Ora - Rob

“Oh e kisha harruar fare. Ishte diçka e jetuar shumë shkurt. Isha shumë e re dhe ishte qejf. Mendoj se ka qenë realisht shumë gallatë. Kaq mbaj mend”, është shprehur këngëtarja gjatë intervistës lidhur me raportin që ka pasur me Rob Kardashian, vëllanë e motrave Kardashian.

Në rrjetet sociale pas kësaj deklarate të Ritës "plasën" memet dhe pyetjet  "Po ju e keni harruar njësoj ish-të dashurin si Rita Ora?!

Të fundit