Flash News

POLITIKOFF

E kritikuan për trupin, Selena Gomez kundërpërgjigjet: Jam perfekte ashtu siç jam

E kritikuan për trupin, Selena Gomez kundërpërgjigjet: Jam

Selena Gomez ka thënë në një video live në TikTok se përpjekja për të "qëndruar e dobët" nuk ia vlen të humbasësh ushqimet e shijshme.

“Pra, po përpiqem të qëndroj e dobët, por shkova te Jack in the Box dhe mora katër taco, tre vezë, qepë dhe një sanduiç me pulë pikante,” tha ajo në një klip të postuar në llogarinë e saj.

“Por sinqerisht, nuk më intereson pesha ime, sepse njerëzit gjithsesi mashtrojnë lidhur me të.”

Gomez, 29-vjeçe, më pas imitoi komentet e zakonshme që dëgjonte për trupin e saj, duke u tallur: “Ti je shumë e vogël. Je shume e madhe. Kjo nuk përshtatet. Meh, meh, meh, meh.”

Këngëtarja e "Revelación" e përfundoi videon e saj me një notë besimi, duke u thënë shikuesve të saj: "Hej, unë jam perfekte ashtu siç jam".

E kritikuan për trupin, Selena Gomez kundërpërgjigjet: Jam

Edhe pse Gomez ka postuar në mënyrë aktive video të TikTok, aktorja-këngëtarja së fundmi zbuloi se nuk ka qenë në rrjetet sociale për më shumë se katër vjet për shkak se sa të pakënaqur e bëri atë.

"Unë nuk kam qenë në internet për katër vjet e gjysmë," tha ajo në "Good Morning America".

“Kjo ka ndryshuar plotësisht jetën time. Jam më e lumtur, jam më e pranishme. Unë lidhem më shumë me njerëzit. Më bën të ndihem normale.”

Të fundit