Flash News

POLITIKOFF

E lënduar nga batutat për të, Beatrix largohet nga Shqipëria

E lënduar nga batutat për të, Beatrix largohet nga Shqipëria

Një batutë brenda shtëpisë së Big Brother VIP nga Ermal Mamaqi dhe Salsano Rrapi - ndërsa këto të dy kanë qenë në një vizitë në BBV - ka lënduar shumë ish-banoren Beatrix Ramosaj. Ishte Ermal Mamaqi që nisi të ngacmonte Donaldin duke përmendur Bora Zemanin, teksa i tha se do ta marrë në filmin e tij. Duke e marrë situatën me sportivitet, Donaldi ia ktheu se duhet ta paguajë mirë.

Ndërhyrja e Salsano Rrapit ku thotë se Donaldi do ta “vrasë” dhe Trixën gabimisht në film shkaktoi më tej të qeshura nga banorët e pranishëm aty teksa bëhej kjo batutë. Kjo skenë duket se ka ndikuar shumë në gjendjen emocionale të këngëtares, e cila refuzoi të shkonte në shtëpi me ish- banorët e tjerë për të takuar dhe Donaldin.

Beatrix Ramosaj ka vendosur të largohet nga Shqipëria për disa ditë. Një foto e saj është publikuar po ashtu dhe në rrjetet sociale. Vetë këngëtarja nuk ka bërë asnjë reagim deri më tani mbi këtë situatë.

E lënduar nga batutat për të, Beatrix largohet nga Shqipëria

Të fundit