Flash News

POLITIKOFF

E përlotur, Bebe Rexha flet për betejën me imazhin e trupit: Thjesht ndihem e neveritshme

E përlotur, Bebe Rexha flet për betejën me imazhin e trupit:

Bebe Rexha është treguar e sinqertë për vështirësitë e saj në lidhje me imazhin e trupit.

Të hënën, këngëtarja, 32-vjeçare, postoi një TikTok të përlotur, gjatë të cilit shpjegoi se si shtimi në peshë ka ndikuar në vetëbesimin e saj. Në video, Rexha ka treguar se e ka të vështirë të qëndrojë “e gëzuar” në këtë sezon festash, sepse nuk “ndihet mirë në lëkurën e saj”.

“Janë festat e fund vitit dhe të gjithë supozohet të jemi të lumtur”, tha Bebe Rexha. Videoja e saj shumë shpejt u bë emocionuese kur këngëtarja filloi të fliste për ndjenjat e turpit teksa është peshuar gjatë gjithë vitit që po lëmë pas. Ajo u tha fansave se "asnjëherë nuk ka qenë më e rëndë së tani" sa i përket peshës trupore.

E përlotur, Bebe Rexha flet për betejën me imazhin e trupit:

“Mendoj që kjo është më e rënda që kam qenë. U peshova tani por nuk ndihem komode ta ndaj numrin me ju sepse kam turp”, tha këngëtarja para se të niste të përlotej. “Jo vetëm kjo. Vetëm ndihem e neveritur në trupin tim”.

“Nuk kam postuar aq shumë sepse nuk ndihem mirë në lëkurën time dhe kur nuk ndihem mirë nuk ka dëshirë të postoj. Sinqerisht kjo është arsyeja pse nuk kam qenë shumë aktive këtë vit si vitet paraprake”. 

Të fundit