Flash News

POLITIKOFF

E realizoi pak para se të ndahej nga jeta, publikohet kënga e fundit e Ergi Dinit  

E realizoi pak para se të ndahej nga jeta, publikohet kënga e fundit e

Motra e Ergi Dinit, Barbana Dii, ka publikuar këngën e fundit të Ergi Dinit, i cili u nda nga jeta në një moshë shumë të re pas një aksidenti me motor në dalje të Bllokut në Tiranë.

Barbana ka publikuar këngën “Loco”, që Ergi e ka punuar vetëm pak kohë para se të ndahej nga jeta.

Në një postim në Instagram, Barbana Dini tregon se vendosi ta publikojë sot këngën e vëllait pasi është ritmike dhe përshtatet me sezonin e verës. Tekstin e këngës e ka shkruar vetë Ergi, ndërsa muzika është punuar në bashkëpunim me Alandy.

Ky projekt është shoqëruar me imazhe të Ergit në “X Factor Albania”.

“Një këngë e punuar disa vite më parë nga Ergi në studion e Alandy, të cilën do e gjeni në kanalin tim zyrtar! E publikojmë pikërisht sot duke qenë se ishte një material muzikor i përshtatshëm për stinën e verës! Jemi munduar ta përshtatim diçka duke pasur mungesë materialesh filmike të tij për ta shoqëruar duke pasur parasysh faktin që shumë nga ju e deshët pafund dhe do donit të dëgjonit diçka të re nga AI!”, shkruan Barba krahas postimit në profilin e saj në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Barbana Dini (@barbana_ergidini)

Këngën mund ta dëgjoni në linkun më poshtë: 

Të fundit