Flash News

POLITIKOFF

"Edhe Donaldi është i tronditur", Monika flet për ndarjen e aktorit me Trixën

"Edhe Donaldi është i tronditur", Monika flet për

Monika Lubonja ka qenë e ftuar në “Abc e Pasdites” teksa foli për rrugëtimin e saj në Big Brother dhe ajo u pyet edhe për lidhjen Donald- Trixa.

Sipas Moninës do ketë një dritë jeshile për situatën por shtoi se Donaldi është i tronditur.

“I befasishëm. Se unë edhe përpara disa ditësh kur bëmë Big Brother post mendoja që janë gjërat emocionale, unë besoja dhe vazhdoj të besoj tek Donaldi. Unë besoj tek historia e tyre, varet si e kam parë brenda, i kam parë shumë afër ata dhe kam qenë shumë afër me atë çift. Janë të dy të mrekullueshëm, Trixa ndjehej që e dashuronte apo e donte. Unë them që do ketë një dritë jeshile sepse është situata, nuk duhet të paragjykojmë është i tronditur edhe Donaldi”, tha aktorja.

Beatrix para disa ditësh njoftoi në rrjetet sociale ndarjen nga aktori. Përmes një statusi në Instastory ajo la të kuptohet se ata nuk janë më bashkë. Beatrix i ka vendosur një kryq në fjalinë “No fake stories” (Jo histori të rreme”), fjali që ishte si “moto” e lidhjes së tyre. Madje, Donaldi stampoi një bluzë me foton e tyre dhe këtë fjali krah saj kur ishte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. “Ja tek e keni, e rregullova,” shkruan ajo – pra “histori false” – shoqëruar me një emoji duke qeshur dhe një tjetër që nënkupton të qenit aktor, pra jo i vërtetë.

Ajo po ashtu, ka hequr nga Instagrami Donaldin dhe Romeon dhe njësoj ka vepruar edhe vëllai i saj, Albani.

Të fundit