Flash News

POLITIKOFF

Eduart Grishaj është i bindur se Dielli i ngjan atij

Eduart Grishaj është i bindur se Dielli i ngjan atij

Sot në emisionin e mëngjesit në "Wake Up" në Top Channel, ka qenë regjisori Eduart Grishaj. Eduarti është po ashtu dhe partneri i Arbana Osmanit dhe para dy muajsh ai është bërë baba për herë të parë i një djali që e kanë quajtur Diell.

Eduarti ndër të tjera ka folur dhe për eksperiencën e tij si baba i ri. Ai ka thënë se ndjen një kënaqësi shumë të madhe kur kthehet në shtëpi dhe gjen të birin.

“Që kur shkon në shtëpi ke një kënaqësi shumë të madhe kur shikon atë, sepse që i vogël ka filluar të njohë, janë këto reagimet e para."

Eduarti gjithashtu është i bindur se Dielli i ngjan atij më shumë:

“Dielli është shumë i mbarë, duket si babai, që fle natën, nuk zgjohet është brilant. Flet natën në 00:30 si gjithë të rriturit, por të paktën fle gjithë natën. Ditën pastaj e ke për këngë e valle.”

Të fundit