Flash News

POLITIKOFF

Eduarti imiton Arbanën, moderatorja: Shko ore i poshtër

Eduarti imiton Arbanën, moderatorja: Shko ore i poshtër

Arbana Osmani është një nga figurat publike më të ndjekura në Shqipëri dhe përveç faktit pse është e famshme, ajo po ashtu ndiqet shumë dhe për gatimet, të cilat i ndan shpesh me ndjekësit e saj besnik në Instagram.

Së fundmi, ajo ka gatuar sushi dhe para se ta servirin për të ngrënë, Eduarti ka përfituar të bëjë pak shaka me partneren e tij dhe mamanë e djalit të tij.

Eduarti ka imituar Arbanën teksa thotë:

"Siç e shikoni pra, sonte kam gatuar sushi. Kam patur shumë obligime të tjera në shtëpi por unë e gjeta kohën për të gatuar ashtu siç e bëj thuajse çdo natë. Do ju tregoj edhe se ku mund t’i gjeni produktet. Këto sushi kaq të mira..mos u lodhi fare. Këto mund t’i gjeni maksimumi në Japoni, në ndonjë vend aziatik sepse janë fantastike. Pastaj tek story dytë do ju tregoj hap pas hapi se si e kam gatuar dhe si janë recetat kështu që shikim të këndshëm."

E ndërsa Arbana teksa e regjistron, thotë: “Pse nuk të marrin te “Portokallia” ty? Shko ore, i poshtër.”

 

Të fundit