Flash News

POLITIKOFF

Einxhel Shkira lë një tjetër emision në mës

Einxhel Shkira lë një tjetër emision në mës

Disa javë më parë, moderatorja Einxhel Shkira njoftoi rikthimin në ekran dhe kësaj radhe nën një logo tjetër televizioni. Einxhel u bë pjesë e “Binjakëve” në Vizion Plus me Romeo dhe Donald Veshajn.

Por edhe kjo eksperiencë nuk ka zgjatur shumë për moderatoren, e cila përmes një postimi në Instastory ka treguar se nuk do të jetë më pjesë e show-t.

“Për arsye të ndryshme, duke filluar nga sonte nuk do jem më pjesë e show-t Binjakët. Zoti ka një arsye për çdo gjë kështu që ne duhet t’i besojmë udhëtimit që ai ka planifikuar për ne. Projekte të reja janë duke ardhur, mezi po pres t’i ndaj. Ju dua”, ka shkruar Shkira.

Kujtojmë se vitin e shkuar, ajo hoqi dorën nga "beauty" një rubrikë ne "E diell" që në ditët e para të nisjes së kësaj rubrike.

Einxhel Shkira lë një tjetër emision në mës

Të fundit