Flash News

POLITIKOFF

Einxhel Shkira tregon se dy binjakët e hoqën nga emisioni: Bëra aksident, menduan se i gënjeva

Einxhel Shkira tregon se dy binjakët e hoqën nga emisioni: Bëra

Einxhel Shkira është një prej banoreve më të reja në Big Brother Vip, e cila duket një konkurrente e fortë pasi ka hyrë shumë shpejt në lojë dhe është tepër aktive.

Në një bisedë me Monikën, Einxhel ka treguar dhe përse shkëputi marrëdhëniet me dy binjakët Veshaj në emisionin e tyre "Binjakët". Në fakt kanë qenë Donaldi dhe Romeo që e kanë hequr nga puna dhe vetë Einxhel ka treguar se ata se kanë besuar duke menduar që po i gënjen.

"Isha dy punatat e para, pastaj e shkëputëm marrëdhënien."

Ndërkohë Monika e pyet se përse dhe Einxhel tha:

"Për ca motive që nuk besoj të jenë ato motivet."

Më pas Einxhel tregon se kanë qenë ata që e kanë hequr, teksa tregoi dhe se si ka ndodhur ngjarja.

"Bëra aksident me makinë. Atë ditë kemi pasur Soni Malajn të ftuar. Dhe ata menduan që gënjeva që nuk doja të shkoja në emision dhe u mërzitën dhe thanë që 'nuk erdhe, nuk lajmërove' dhe ndërkohë unë kisha bërë aksident, si t`i lajmëroja."

Monika thotë:

"Pikërisht pra, këtë them unë. Ata nxitohen. Nuk e di për vëllanë e tij."

Ndërkohë Einxhel vazhdon me tej teksa thotë:

"Është mosha. Janë vegjël, janë të rinj. Janë rrit ndryshe, janë përkëdhelur ndoshta."

Të fundit