Flash News

POLITIKOFF

Einxhel tregon për historinë e gjatë të dashurisë para Dagz: Më tradhtoi

Einxhel tregon për historinë e gjatë të dashurisë para

Mbrëmë banorët e "Big Brother Vip" kanë treguar historitë e tyre të dashurisë, disa dashuritë e para e të tjerë treguan dashuritë më të forta që kanë përjetuar në periudha të ndryshme të jetës së tyre.

Einxhel ka treguar se ka kaluar dy dashuri, por ajo e para kishte qenë më e gjatë dhe ndarja nuk kishte qenë dhe aq e mirë. Ndërsa rrëfeu se ndarja e fundit e kishte bërë atë të distancohej komplet nga meshkujt.

"Në fillimet me Dagzin prandaj isha aq e ftohtë pasi kisha hequr dorë nga lidhjet pas asaj që kisha përjetuar", - tha Einxhel.

Ndërkohë, ajo tregoi se dashurinë e parë e ka përjetuar me një djalë të moshës së saj, të cilin e kishte në klasën paralele kur ishte në gjimnaz. Kjo dashuri kishte zgjatur për disa vite derisa ai filloi të bëhej posesiv, e tradhtoi Einxhel dhe më pas filloi duke e limituar atë dhe në ëndrrat e saj.

Të fundit