Flash News

POLITIKOFF

Elon Musk ofrohet të blejë 100% Twitter-in

Elon Musk ofrohet të blejë 100% Twitter-in

Drejtori miliarder i "Tesla" dhe "SpaceX", Elon Musk, i ka ofruar pronarëve të rrjetit social Twitter një ofertë prej 41.4 miliardë dollarë, për marrjen në pronësi të rrjetit gjigant.

“Që kur kam bërë investimin tim, tani e kuptoj se kompania as nuk do të lulëzojë dhe as nuk do t’i shërbejë këtij imperativi shoqëror në formën e tij aktuale. Twitter duhet të transformohet si një kompani private”, tha Musk në një letër drejtuar drejtorit të Twitter, Bret Taylor.

“Oferta ime është më e mira dhe përfundimtare dhe nëse nuk pranohet, do të më duhet të rishqyrtoj pozicionin tim si aksioner”, tha Musk.

Musk u bë aksioneri më i madh i platformës së mediave sociale – duke zotëruar 9.5% të aksioneve – pasi shpenzoi 2.9 miliardë dollarë. Të hënën, Musk tha se ai nuk do t’i bashkohej bordit të drejtorëve të Twitter-it, siç u njoftua nga CEO i kompanisë, Parag Agrawal.

Miliarderi ka postuar disa sugjerime për platformën pas blerjes së aksioneve, duke përfshirë bërjen e Twitter pa reklama, pavarësisht se reklamat sjellin pothuajse 90% të të ardhurave të kompanisë. Ai kapropozuar gjithashtu futjen e një butoni redaktimi në faqe.

Të fundit