Flash News

POLITIKOFF

Elton Ilirjani i indinjuar me artistët shqiptarë: Vishen me Dolce Gabana, ndërkohë që u vjen era gjellë Shqipërie

Elton Ilirjani i indinjuar me artistët shqiptarë: Vishen me Dolce

Elton Ilirjani është një ndër biznesmenët më të përfolur për shkak dhe të pranimit të prirjeve të tij seksuale. Ilirjani flet pa dorashka dhe kësaj radhe në një lidhje të drejtpërdrejtë në nga SHBA me emisionin "Rreze Dielli" në Report Tv, biznesmeni ka folur për artistët shqiptarë.

Artistët shqiptarë sipas tij nuk e shfaqin veten:

"Cilët janë këta artistë që më shkruajnë mua në privatë dhe më dërgojnë foto nudo të trupit të tyre dhe të organeve të tyre gjenitale dhe nuk pranojnë të vijnë në studion tuaj, kjo është hipokrizi e mbështjellë bashkë edhe me pak post-komunizëm edhe me atë shoqërinë provinciale aty që unë nuk dua të ndalem shumë. Nuk habitem, ajo që dua të përçoj, ata që e quajnë veten artistë, ata që pretendojnë se janë artistë  në Shqipëri duhet që të paktën të mbrojnë, këtë komunitet janë kolegët e tyre më të famshëm  në botë Elton John, Sam Smith janë të gjithë persona të komunitetetit LGBT. Ke persona të botës së artit, ata vishen me rrobat e Dolce Gabanna  ndërkohë që vijnë era zjarr dhe era fli dhe era gjellë Shqipërie. Kjo është e tmerrshme, ti nuk mund të jesh artist nëqoftese ti nuk mbron lirinë, nuk mbron të drejtën e njerëzve të jetojnë të lirë."

Ndërkohë, Ilirjani tregoi se që në moshën 7-vjeçare e ka ndjerë veten e tij si femër, ndërsa tha që prindërit nuk duhet të vendosin limite por t’i lënë fëmijët të lirë dhe të kujdesen për mirëqenien e tyre, jo mënyrën se si duken.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Rreze Dielli (@rrezediellireporttv)

Të fundit