Flash News

POLITIKOFF

Elvana dhe Albani po përgatiten për nesër

Elvana dhe Albani po përgatiten për nesër

Elvana Gjata dhe Alban Skënderaj janë dy emrat zyrtarë që do të jenë artistët specialë të koncertin që do të mbahet nesër, për natën e ndërrimit të viteve në sheshin "Skënderbej".

Mirela Koçollari, drejtoresha e përgjithshme e promocioneve në 'Bashkinë Tiranë', ka publikuar foton me dy artistët duke konfirmuar lajmin që dha para pak ditëve Erion Veliaj për koncertin me këta dy artistë.

Kujtojmë se ministrja Manastirliu konfirmoi gjithashtu heqjen e orës policore për datën 31 dhjetor duke krijuar lirinë që koncerti të mbahet.

Fansat e dy artistëve janë shumë të entuziasmuar dhe shpesh herë kanë kërkuar dhe bashkëpunim mes tyre.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Mirela Koçollari (@mirela_kocollari)

Të fundit